Top News - Tik Tok dhe WeChat/ SHBA, mbyllen në 48 orë

  • 4 years ago
TikTok dhe WeChat do të ndalohen nga app stores në SHBA nga e diela nëse presidenti donald trump nuk do të pranojë një marrëveshje të minutës së fundit. Departamenti i tregtisë tha se do të ndalonte njerëzit në shba të shkarkonin aplikacionet e mesazheve dhe ndarjes së videove në cdo app store dhe në cdo platformë. Administrata Trump thotë se kompanitë cënojnë sigurinë kombëtare dhe mund ti kalojnë të dhënat e përdoruesve, kinës. Por Kina dhe të dyja kompanitë, e mohojnë këtë. WeChat do të mbyllet efektivisht në shba të shtunën, por njerëzit do të mund të vazhdojnë të përdorin TikTok deri më 12 nëntor, kur edhe do të ndalohet plotësisht.

Nëse një partnership i planifikuar mes Oracle dhe pronarit të TikTok, ByteDance do të arrihet dhe miratohet nga presidenti Trump, aplikacioni nuk do të ndalohet.

Nuk është akoma e qartë nëse Trump do ta miratojë apo jo marrëveshjen, por ai pritet ta rishohë atë para skadencës së të dielës. Ndërsa TikTok ka miliona përdorues në shba, nuk është e qartë se sa përdorues të WeChat janë të vendosur jashtë kinës, edhe pse duhet të jetë një numër domethënës. Urdhëri i ndalimit nga departamenti i tregtisë pason urdhërat ekzekutive të presidentit Trump të nënshkruar në gusht. Ai i dha bizneseve amerikane 45 ditë kohë për të ndaluar punën me të dyja kompanitë kineze. India më herët ka ndaluar TikTok dhe WeChat, si edhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze. Qeveria në Delhi thotë se aplikacionet janë paragjykuese ndaj sovranitetit dhe integritetit të indisë, mbrojtjes, sigurisë dhe rendit publik të vendit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WeChat#TikTok#TopChannel