‘Sherri’ për vazot e Veliajt: 2 kompani në garë për tenderin, skualifikohet ajo me ofertë më të ulët

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Skualifikimi i të gjithë konkurentëve përveç fituesit është një procedurë e konstatuar shpesh në tenderat e Bashkisë Tiranë por edhe në rastet kur çështja përfundon në Komisionin e Prokurimit Publik vështirë se mund të fitojë oferta më e ulët.

Në tenderin me objekt ?Blerje vazo të ndryshme?, me një fond limit rreth 2 milionë lekë, autoriteti kontraktor i së cilës është Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, kanë marrë pjesë 2 kompani.

Një prej tyre është skualifikuar, ndonëse kishte ofertë më të ulët. Komisioni vlerëson se se nuk plotësonte dy pika të kapacitetit teknik.

Në pikën e parë thuhet se ofertuesi duhet të kishte 15 punonjës, nga 13 deri në 14 që kishte në muajt janar- mars.

Pas skualifikimit të kompanisë ?A.M.E 2020? shpk, institucioni në varësi të Bashkisë Tiranë ka vendosur të ndryshojë këtë kriter përmes një shtojce, duke ulur numrin e punonjësve të kërkuar në 10.

Ky veprim ka sjellë dhe ankimimin nga subjekti që ka kërkuar përfshirjen në garë. Madje në material thuhet se gjatë shqyrtimit të dosjeve janë vërejtur shkelje të vazhdueshme të procedurave.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sherri-per-vazot-e-veliajt-2-kompani-ne-gare-per-tenderin-skualifikohet-ajo-me-oferte-me-te-ulet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv