Top News - Ministrja e re e arsmit/ Presidenti Meta dekreton Evis Kushin

  • 4 years ago
Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ditën e parë të vitit shkollor, është dekretuar tashmë edhe nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka firmosur breda ditës pa snjë hezitim propozimin e mbërritur në zyrën e tij nga kryeministri i vendit. Pritet që dekreti i emerimit të ministres së re të Arsimit, sipas procedurës të kalojë për miratim në parlament e më pas ajo të bëjë betimin pranë kreut të shtetit për të nisur zyrtarisht detyrën. Deputetja e Qarkut të Elbasanit dhe pedagogia e ekonomisë Evis Kushi do të zevendësojë në postin e ministres së arsimit, Besa Shahinin, e cila mbajti këtë post për më shumë se një vit e gjysmë. Largimi i Besa Shahinit nga detyra kishte kohe që përflitej, por vet ministrja e konfirmoi së fundmi në një intervistë për mediat se ajo nuk do të mbante më postin e ministres së Arsimit dhe do të largohej nga Shqipëria. Deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta dhe duket se përshpejtoi edhe vendimin kryeministrit për ta zevendësuar me shpejtësi, e duke zgjedhur ditën e parë të shkollës, për të prezantuar përmes një video ku ishte e pranishme edhe vet Besa Shahini, kalimin e drejtimit të ministrisë deputetets Evis Kushi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EvisKushi#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended