Fati i binjakeve ne jetimore, ja si i shpetuan abuzimit seksual 15-vjecaret

Report TV

by Report TV

6 views
Fati i dyfishtë, i binjakeve që sot jetojnë në dy shtete të ndryshme. Anjeza dhe Bajame Topalli janë dy vajza nga qyteti i Elbasanit që fati deshi të vinin në jetë, pasi prindërit e tyre humbën një djalë në moshën 1-vjecare. Vajzat u lindën në kushte të vështira ekonomike për ciftin Topalli, të cilët i lanë në maternitet foshnjet. Vajzat u rritën në shtëpinë e fëmijës. Kontaktet me nënën dhe babain i kishin të vazhdueshme, derisa në moshën 18-vjecare zhvendosen përfundimisht në shtëpinë e prindërve. Atëherë kur dukej se familja po shihte një dritë në fund të tunelit, nëna ndërroi jetë. Me kthimin e vajzave në shtëpi dhe me mungesën e nënës në familje, gjendja ku e gjetën babain dy vajzat ishte e mjerueshme. Anjeza jeton me të atin, në kushte ekstreme, e papunë në një shtëpi thuajse pa çati, gjithca bie jashtë hyn brenda. Vështirësit në jetë i kanë gjunjëzuar, por jo rrëzuar. Vajzat e reja kanë shumë pasione për jetën, e duan shumë edhe muzikën. Pasioni për të, u ngjall shpresë, për një të ardhme më të mirë, ndaj sot i janë drejtuar emisionit ?Pa Gjurmë?. Anjeza vjen për të rrëfyer historinë e rrallë të motrave binjake.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv