Që kur erdhi në Shqipëri, ambasadorja amerikane ka promovuar nismat qytetare dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.
Nga Saranda, ku ndoqi një aksion për pastrimin e detit, diplomatja nxiti qytetarët që tu kërkojë llogari atyre që kanë zgjedhur me votë.
?Të gjithë luajnë pjesën tyre, dhe unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Dhe është e drejtë që qytetarët të mbajnë Llogaridhënës personat që i zgjedhin. Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria të tregojë çfarë është duke bërë për të qenë transparente.?
Në rast se shqetësimet nuk u marrin zgjidhje, ambasadorja e SHBA sugjeroi shqiptarët, që jo vetëm të ankohen, por të veprojnë.