Top News - Temat e takimit/ Lajçak: Pretendimet financiare

  • 4 years ago
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, kanë rënë dakord që negociatorët e tyre të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjeve të pretendimeve të ndërsjella financiare dhe të rregullimeve për komunitetet joshumicë. ?Të dyja temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja përse ne do t?i diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët e ardhshme?, shkroi Lajçak në Tëitter.
Të enjten në Bruksel do të zhvillohet një raund i ri bisedimesh mes kosovës dhe serbisë, në nivel ekspertësh. Por ndërsa lajcak prezanton temat, shefi i zyrës për kosovën në qeverinë e serbisë, marko gjuric, thotë se temë e parë të enjten do të jetë asosacioni i komunave me shumicë serbe. Këto pretendime të beogradit kanë ndezur debate në Kosovë, ku presidenti hashim thaci tha se diskutimi i asosacionit do të ishte një gabim i madh ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti thotë se kjo nuk është në diskutim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lajçak#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended