Top News - Trump vaksina/ Gati për tre ose katër javë

1 view
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një vaksinë kundër Covid 19 mund të jetë gati brenda tre apo katër javësh. Edhe pse disa zyrtarë të lartë të shëndetësisë në SHBA tërheqin vëmendjen e thonë se duhet bërë kujdes të mos përshpejtohen proceset, shefi I shtëpisë së bardhë këmbënguli se janë shumë pranë prodhimit të vaksinës. Ai e mohoi nga ana tjetër të ketë nënvlerësuar seriozitetin e sëmundjes, edhe pse në një intervistë të regjistruar me herët e kishte lënë të kuptohej një gjë e tillë. ?Nuk e kam minimizuar seriozitetin e virusit. Në fakt, në shumë mënyra, e kam mbivlerësuar për sa u përket veprimeve. Veprimet e mia kanë qenë shumë të fuqishme?, tha Trump, duke përmendur ndalimin e udhëtimit për personat nga Kina dhe Europa, në fillim të këtij viti. ?Do të kishim humbur mijëra njerëz më shumë pa vendosjen e atij bllokimi. Kemi shpëtuar shumë jetë me atë veprim?, shtoi ai. Në librin e ri të gazetarit veteran, Bob Woodward, thuhet se Trump e ka minimizuar qëllimisht seriozitetin e kërcënimit nga COVID-19 në deklaratat e tij publike gjatë muajve të parë të pandemisë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Vaksina#TopChannel