Ora News - Karlo Bolino “gllabëron” 4894 metra tokë për vetëm 1 euro

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Data 2 tetor 2019 ishte dita fatlume për botuesin dhe pronarin e mediave Karlo Bolino. Me firmë të kryeministrit të vendit Edi Rama, kompania ?MTSC shpk?, e lidhur drejtpërdrejt me italianin Bolino merr për 20 vjet, sipërfaqën prej 4021 metra për vetëm 1 euro kontrata.

Siç specifikohet edhe në VKM, kjo pasuri shtetërore, ish ndërrmarrja metalike Tirana, reparti i Orëve, i jepet për 20 vite në cilësinë e qiramarrësit, kompanisë ?MTSC?.

Disa muaj më pas kompania ?MTSC shpk?, nëpërmjet shkresës me numër protokolli 2914 datë 10.02.202 i kërkon ministrisë së financave edhe pjesën e mbetur të ish ndërmarrjes shtetërore.

Kërkesa iu mor parasysh, dhe me firmë e vulë të kryeministrit Edi Rama sipërfaqja e marrë me qira për vetëm 1 euro kontrata në total bëhet 4894.10 metra katrorë.

Pra bëhet fjalë për këtë certifikatë pronësie, aty ku sot shkruhet Republika e Shqipërisë.

Por nuk mbarojnë me kaq.

Me vendimin nr 368 të datës 6 maj 2020, kryeministri Edi Rama vendos prishjen e objekteve të ish ndërmarrjes shtetërore që tashmë zotërohen nga Karlo Bolino, për t?i hapur rrugë sheshit të ndërtimit, ku sipas marrëveshjes Bolino do të ndërttojë godinën e re të medieve të tij.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/favori-i-rradhes-per-bollinon-ish-uzina-metalike-e-tiranes-i-jepet-per-vetem-1-euro/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv