Top News - Edhe zjarrfikës private/ Ligji ekziston, Shqipëria në flakë

0 views
Shqipëria është një nga vendet e rajonit që ka miratuar ligjin për zjarrfikës privatë. Nuk bëhet fjalë për ekspertët e vlerësimit të dëmeve pas rënies së zjarrit, por për persona të certifikuar dhe të trajnuar për të qenë zjarrfikës private, sipas modelit austriak dhe gjerman.

Në nenin 38 të ligjit për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri thuhet se Personat fizikë dhe juridikë detyrohen të zbatojnë dispozitat e parashikuara nga ky ligj dhe aktet e tjera nënligjore për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin; të marrin masa për parandalimin e pakësimin e zjarreve, me anë të mjeteve, sistemeve, pajisjeve të diktim-sinjalizimit për shuarjen e zjarreve, gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre.

Gjithashtu ligji është detyrues për të ushtruar kontroll të paktën një herë në vit mbi gjendjen e masave, mjeteve dhe pajisjeve për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin, në objektet dhe aktivitetet ku ushtrojnë veprimtarinë.

Por ka edhe një pikë tjetër, sipas së cilës individët, ose subjektet duhet të planifikojnë fonde financiare për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin dhe trajnimin periodik të tyre.

Skuadrat zjarrfikëse të bashkive shpesh nuk janë në kohën e duhur. Madje ka raste që të ndikuar nga rrethanat, duhet që shuarja e flakëve që përfshin pyje të bëhet nga ajri. Por, ajo që bie në sy jo vetëm në verë-vjeshtën e këtij viti, por edhe vitet e kaluara është mungesa e funksionimit të shërbimit privat të zjarrfikësve ashtu sikurse parashikohet në ligj.
Nga ana tjetër, vetë Qeveria ka rritur tarifat për shërbimet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin për shtëpitë, bizneset dhe për veprimtaritë e sektorëve të ekonomisë.
Me hyrjen në fuqi të vendimit të ri për shërbimin zjarrfikës në objektet e banimit tarifa që do të paguhet do të jetë 5 mijë lekë nëse objekti do të ketë lartësi 12 metra deri në 30 mijë lekë për objektet me lartësi nga 32 deri në 54 m.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zjarrefikes#Ligji#TopChannel