Politika sot e ka ditën e përballjes. Vendin e ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet parlamentare ku opozita kërkon pushtetin pas 2 mandatesh si pakicë, e shumica që kërkon një tjetër mandat.
Fatos lubonja e shikon me rëndësi një bilanc për punën e qeverisë, e cila sipas tij ka bërë hapa pas në demokracinë dhe lirinë e medias në vend.
Fatos lubonja thotë me bindje se nuk ka qenë në këtë nivel kërcënimi i demokracisë apo dhe liria e medias në qeverisjet e mëparshme.
Por sulmet ndaj medias nga Edi Rama janë të hershme.
Ka mëkate edhe nga vetë media e cila nuk ka ditur të ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj.
Një personazh që për Fatos Lubonjën erdhi në politikë përmes medias, Rama e ka përdorur atë në funksion të tij.