Antonio Notto në Tempora:Sekuestro e RTV Ora, përzierje mes diktaturës fashiste e Bashkimit Sovjetik

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
#tvora #rtvoranews

Antonio Notto nga IPR Marketing, kompania elitë në zhvillimin e sondazheve, i ftuar i Sonila Meço në ?Tempora? në RTV ORA komentoi edhe sekuestron e dy televizioneve.

Notto u shpreh se u çudit shumë kur pa pamjet e policisë me armë dhe shtoi se me RTV Orën ka bashkëpunuar në liri të plotë.

Ai tha se nuk ka par ënjë rast të tillë në botën perëndimore dhe se kjo gjë ishte një përzierje mes diktaturës fashiste dhe Bashkimit Sovjetik të dikurshëm.

Antonio Notto: Kam parë video dhe më është dukur sikur po shihja video nga videot nga diktaturat e Amerikës së jugut. Pashë polici të armatosur dhe u çudita shumë. Unë kam bashkëpunuar me këtë televizion dhe nuk kemi pasur asnjë lloj presioni nga ky televizion. Kemi bashkëpunuar në liri të plotë.

Ne kemi pasur vetëm në vitin 2015 kur ishin zgjedhjet, rezultatet tona ishin shumë të sakta duke parashikuar rezultatet e sakta. Kemi pasur kërcënime, por kemi vazhduar që të bëjmë sondazhe deri ditën e zgjedhjeve. Kemi pasur sulme nga disa forca se sondazhet ishin te manipuluara. Madje, në vitin 2015 patëm kërcënime dhe kam ardhur në Shqipëri disa herë i shoqëruar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zgjedhjet-parlamentare-2021-antonio-notto-i-ipr-marketing-sonte-ne-tempora/

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/xi23mkOQrrc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv