Top News - Shqetësime në Britani/ Mungesë testesh, vonesa rezultati

  • 4 years ago
Qeveria britanike pranon se rritja e kërkesës për teste koronavirusi po shkakton probleme pasi shefat e spitaleve paralajmëruan se vonesat në sistem po rrezikojnë shërbimet e kujdesit shëndetësor. Nuk e mohoj se është një sfidë e jashtëzakonshme dhe kur bëhet fjalë për shërbim falas është e paevitueshme që kërkesa të rritet ? tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock në parlament. Por ai refuzoi pretendimet e një spiraleje në përshkallëzim që ka nxitur ankesat se njerëzit me simptoma të covid 19 nuk po mund të bëjnë testin dhe përgjigjet i marrin me vonesë. Hancock foli pas kritikave të shefave të spitaleve në vend. Ata thanë se ka probleme me regjimin e testimit dhe i kërkuan qeverisë të trajtojë me prioritet punonjësit shëndetësorë. Mungesat e stafit në qytetet kryesore po ashtu janë rritur pasi njerëzit tentojnë të bëjnë testet duke detyruar personelin të mbingarkohet. Hancock sidoqoftë insistoi se kapaciteti për testime është më i lartë se asnjëherë dhe se 9278 teste janë kryer vetëm të hënën në 10 zonat e vendit të goditura më shumë nga koronavirusi. Sidoqoftë, mediat raportuan mungesë testesh në këto zona dhe në fundjavë u raportua se një sasi prej 185 mijë testesh u dërguan të përpunoheshin në laboratorët në itali dhe gjermani.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Teste#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended