Top News - “Guxim i jashtëzakonshëm”/ Trump për Hotin dhe Vuçiçin: E bënë Ballkanin më të sigurt

  • 4 years ago
Duke iu rikthyer marrëveshjes së shumëtrumpetuar të Washington-it, presidenti Donald Trump e përshëndeti paktin e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se ai do t?i bëjë këto dy vende, ashtu si edhe Ballkanin dhe botën, më të sigurta.


?Një hap i tillë ka kërkuar guximin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve?, ka thënë Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë citohet të jetë shprehur se ?guximi i jashtëzakonshëm? i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka qenë i nevojshëm për t?i nisur këto bisedime dhe ?për të ardhur në Uashington, për t?i finalizuar detyrimet?.

?Duke e bërë këtë, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt?, ishte komenti i tij.

Hoti dhe Vuçiç e nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump. Dy palët, megjithatë, nuk i hodhën firmat në të njëjtin dokument, por nënshkruan secili veçmas. Trump, nga ana tjetër firmosi një letër ku i përgëzonte të dy palët për guximin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#AleksandarVucic#TopChannel