Wake Up/ Aksidentet në punë; Problemi kryesor mungesa e ndëshkueshmërisë

  • 4 years ago
16 persona në gjashtë muajt e parë të vitit u aksidentuan për vdekje duke punuar. Sipas të dhënave nga Inspektorati i Punës, gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë regjistruar në total 78 aksidente në punë. Ky bilanc është thelluar më tej, pasi vetëm javën e parë të shtatorit brenda pak orësh humbën jetën 2 punonjës në sektorin e ndërtimit në Qarkun e Tiranës. Edison Hoxha, drejtori i Qendrës për të Drejtat në Punë tha në "Wake Up" se ndërtimi dhe ndërmarrjet prodhuese janë sektorët që kanë shënuar më shumë jetë të humbura në këtë periudhë të parë të vitit."Dy vitet e fundit ka një përkeqësim në sektorin e ndërtimit, sepse është dhe sektori më i vështirë. Punonjësit punojnë në kushte shumë të vështira teknike. Nuk zbatohen masat që duhet të merren. 98 inspektorë nga Inspektoriati i Punës janë shumë pak për të kontrolluar të gjithë situatën"- tha Hoxha. Sipas tij është shumë e rëndësishme të vendosen masa edhe më drastike deri në pezullim të aktivitetit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel