• 4 years ago
Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:
?? Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme, por edhe këtu bëm dasmën me ritualet e fesë hindu?? shprehet Elsa Nilaj.
Ndërsa tregon se në Indi traditat janë shumë të ndryshme nga ato shqiptare:
?? Fisi vijnë tek shtëpia 7 ditë, jetojnë aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta I keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është dicka shumë e gjatë. Edhe tre ditë duhet të veshësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej por janë disa gjëra të veçanta që ti veshësh atë ditë, sic themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato I kanë ato gjërat e veta por që janë të bukura. Cdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është dicka që e pëlqen nuk është vetëm rituale?? thotë ajo.

Category

📺
TV

Recommended