Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e bëri të qartë se ai do të vijojë të jetë në krye të ministrisë të paktën deri më zgjedhjet e 25 prillit.
Në një prononcim për mediat ai tha se policia e shtetit do të jetë e angazhuar për të siguruar një proces të mirë zgjedhor.
I pyetur nëse ai do të jetë në krye të policisë gjatë kësaj kohe, Lleshaj u përgjigj me bindje se do të jetë.
Lleshaj: Policia e Shtetit është një ndër strukturat e besuara nga publiku dhe qytetarët shqiptarë në bazë dhe të sondazheve të fundit. Rezulton që policia mbështetet nga qytetarët shqiptarë. Mbi 62% e tyre e vlerësojnë pozitive. Si çdo organizëm ka problemet e saj. Mbijetesa e të korruptuarve është e pamundur brenda policisë. Sapo kemi lançuar dhe nismën për shtrëngimin e masave të rrugores.