Wake Up/ Adoleshentja që sfidoi lartësitë. Babë e bijë ngjitën 7 majat më të larta në botë

  • 4 years ago
Arianit dhe Mrika Nikqi, babë e bijë, janë të dy të pasionuar pas alpinizmit dhe synojnë që të thyejnë sa më shumë rekorde duke ngjitur majat më të larta. Ata jetojnë në Pejë dhe rreth 1 vit më parë kanë arritur që të ngjisin majat më të larta në të 7 kontinenteve, duke sfiduar kështu shumë alpinistë në mbarë botën. Të dy së bashku arritën të sfidonin temperaturat deri në -45 gradë duke u bërë dhe shqiptarët e parë në botë për ngjitjen e shtatë majave më të larta, si: Kilimanxharo në Afrikë, Vinson në Antarktika, Aconvagua në Amerikën Latine, Everest në Azi, Denali në Amerikën Veriore, Elbrus në Evropë. Që në moshën 7-vjeçare, Mrika ka qenë një garuese e suksesshme në karate dhe në ski dhe pas moshës 10 vjeçare filloi të kishte interes për alpinizmin. Fillimi ishte i vështirë për Mrikën, pasi ajo ka pasur edhe një incident nga lartësia teksa ngjiste Kilimanxharon. Arianiti e ka shoqëruar gjithmonë në këtë mision pasi ai ka më shumë se 25 vite që merret me alpinizëm përtej profesionit të tij si avokat. Sfidat e tyre të radhës janë poli i Jugut dhe poli i Veriut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel