Ora News - Korçë: Në furgon me 25 emigrantë të paligjshëm, dy në pranga dhe një në kërkim

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërikim, në kuadër të operacionit policor të koduar ?Perimetri?, për kalimin e paligjshëm të kufirit për të huajt.

Shtetasi A. K., është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? 25 emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A. K.

??Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, u bë ndalimi me urdhër të Prokurorisë i shtetasit L. B., 26 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi A. K., është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? 25 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit A. K?, informon policia.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Devoll dhe Komisariatin e Policisë nr. 3, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/korce-ne-furgon-me-25-emigrante-te-paligjshem-dy-ne-pranga-dhe-nje-ne-kerkim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv