Top News - Akullnajat rreziku/ Nxehja, gati dyfish më e lartë

0 views
Një studim i ri i Institutit Britanik për Hulumtime në Antarktidw ka zbuluar kanale të tjera, nën shtratin e detit atje, të cilat mbartin ujra të ngrohtë nga oqeani duke rritur potencialin për ngritjen e nivelit të detit. Studiuesit thonë se kjo me gjasë ka dyfishuar nnxehtësinë që arrin në akullnajën Thueits. Sipas Institutit në fjalë, misionet kërkimore mes janarit dhe marsit 2019 u kanë dhënë atyre detaje të pashembullta të asaj që po ndodh nën një nga zonat më të rëndësishme të prekura nga ndryshimi i klimës. Studiuesit thonë se akullnaja Thueits mbulon 192,000 kilometra katrorë. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, është pesëfishuar shkalla e humbjes së akullit në rajon. Autorja kryesore dhe gjeofizikantia detare Dr. Kelly Hogan, pjesë e ekipit që vëzhgoi shtratin e detit."Zbuluam se dyshemeja e detit është më e thellë sesa mendonim të ishte, në të gjithë atë zonë. Gjithashtu kemi zbuluar shumë kanale, shumë të mëdhenj që përshkojnë disa dhjetëra kilometra nga oqeani për poshtë akullit lundrues pikërisht nën akullnajën Thueits", thotë Hogan. Për të grumbulluar të dhënat, studiuesit, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, përdorën akullthyes dhe harta gjeofizike të realizuara nga avioni.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Akullnajat#TopChannel