Report TV -Plotësohet kuota, mbyllet Kapshtica, mbi 100 emigrantë të bllokuar në tokë neutrale!

  • 4 years ago
Në pikën kufitare të Kapshticës është plotësuar kuota prej 300 vetash dhe trau është ulur për të mos kaluar më persona. Mbi 100 emigrantë kanë mbetur të bllokuar në tokë neutrale, të cilët me shumë mundësi do të kalojnë natën aty dhe do të jenë të parë ditën e nesërme që do të kalojnë sapo dogana greke të hapet në orën 06:00 të mëngjesit. Ditën e sotme pika kufitare mbeti e hapur vetëm 4 orë e 30 minuta, ku kaluan vetëm 300 emigrantë, një pjesë e të cilëve kishin mbeture të bllokuar nga dje.