• 4 years ago
Situata me likuiditetin e kompanive është përkeqësuar seriozisht. Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska pohon se kompanitë mezi i mbulojnë shpenzimet elementare mujore dhe çdo ditë i rrisin borxhet. Një nga arsyet, sipas Arsovskës është se biznesmenët kanë vendosur të mos largojnë nga puna punonjës dhe ta vazhdojnë punën, duke shpresuar se gjërat do të kthehen në normalitet. Bizneset kërkojnë të përgatiten protokolle pune për të gjitha aktivitetet që janë ende të mbyllura.

"Pavarësisht çfarë veprimtarie, kur të ketë leje për punë, ajo duhet të ketë protokoll. Kjo duhet të bëhet paraprakisht. Që mos të pritet "pesë në dymbëdhjetë" që një veprimtari e caktuar të fillojë me punë- deklaroi Daniela Arsovska- kryetare e LOE.

 Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se ka fonde të papërdorura nga masat e mëparshme që mund t'u shpërndahen kompanive në pakon e katërt. Bekteshi sot njoftoi se javën e ardhshme do të vendoset për rishikimin e buxhetit, megjithëse dje Ministria e financave njoftoi se do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për rishikim të ri të arkës së shtetit.

"Ne mund të shpërndajmë fonde brenda institucionit tonë, në mënyrë që të plotësojmë nevojat e odave ekonomike- pohoi Kreshnik Bekteshi- Ministër i ekonomisë

Disa herë komuniteti i biznesit reagoi se ndihma që e merr sektori privat nga shteti është minimale dhe pohoi se me përqindje në raport me vendet e rajonit e më gjerë, qeveria ka ndarë më pak para për ta shpëtuar ekonominë. Deri më tani, kompanitë kanë marrë ndihmë financiare në formën e subvencioneve të pagave në shumën e pagës minimale dhe mundësi për të aplikuar për kredi pa interes.

Ile Petreski

Category

📺
TV

Recommended