Top News - Si do zgjidhen hetuesit/ Kritere të forta, si FBI amerikane

0 views
Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit Anila Hajnaj ka dhënë mesazhin e parë për 60 agjentët që do i bashkohen strukturës së hetimit, e cila njihet si FBI shqiptare.
Sipas saj do zgjidhen kandidatët që do të identifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotësimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Më pas, kandidatët fitues do t?i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).
?Synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit profesionistët më të zotë, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë.

Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Të gjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë, transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësit e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësit e komunikimit verbal, aftësit për ti komunikuar idetë me efiçencë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnilaHajnaj#BKH#TopChannel