Top News - Gjermania merr vendimin: Hapen shtëpitë publike, ja si do priten klientët

  • 4 years ago
Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordeleve në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë ? sidoqoftë me maska.


Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.

Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit

Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses ? trupi gjykues vendos rihapjen e bordeleve

Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. ?në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.

Jo vetëm kondom, por edhe maskë

Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhëshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.

Një prostitutë në Hamburg prezanton rregullat e reja: mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë seksit

Edhe pse lejoi rihapjen e bordeleve gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale.

Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprejen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet.

?Pascha? ? bordeli më i madh i Evropës falimentoi

Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordeleve shumë prej tyre, si p.sh. ?Pascha? në Këln bordeli më i madh i Evropës, falimentuan.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit....