Top News - Dorëzohet Lukashenko/ Mundësi për zgjedhje të reja

  • 4 years ago
Alexander Lukashenko nuk e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në një intervistë per mediat ruse. Kreu I shtetit bjellorus e pranoi se mund ta ketë "tejkaluar" kohën e vet në kete post, por sipas tij, mbetet personi i vetëm i aftë për te mbrojtur ne kete moment Bjellorusinë. 66-vjeçari, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, pretendon se përsëritja e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale mund të mbahet vetëm pas ndryshimeve kushtetuese, por pa dhënë detaje të mëtejshme."Ne jemi gati të kryejmë reformimin e kushtetutës," tha Lukashenko I cituar nga agjencia e lajmeve Interfax, dhe shtoi: "Pas kësaj unë nuk i përjashtoj zgjedhjet e parakohshme presidenciale?. Por pas thirrjeve te BE-se pwr dialog, I refuzoi bisedimet me politikanë të opozitës. ? Nuk do të negocjoja me Këshillin e Koordinimit të opozitës "sepse nuk e di kush janë ata njerëz," ishte komenti I tij. Presidenti bjellorus po kështu la të kuptohej se Rusia do të jete vendi i ardhshëm në radhë nëse regjimi i tij bie për shkak të protestave masive."E dini në cfarë përfundimi arritëm me establishmentin dhe udhëheqjen ruse? Nëse Bjellorusia bie, tjetra do të jetë Rusia?, tha ai.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lukashenko#TopChannel