Top News - Opozitarët në Bjellorusi/ Arratisen nga vendi e arrestohen

  • 4 years ago
Zyrtarët dhe dëshmitarët okularë thonë se një organizatore kryesore e protestave të opozitës u arrestua në kufirin me Ukrainën herët më 8 shtator, derisa thirrjet ndërkombëtare janë shtuar ndaj Minskut për të dhënë përgjigje mbi rrëmbimin e saj të dyshuar dhe zhdukjet e tjera të kritikëve të presidentit, Aleksander Lukashenko. Maryya Kalesnikava thuhet se arriti në pikën e kontrollit kufitar Alyaksandrauka rreth orës 5:00 në mëngjes në një makinë me dy organizatorë të tjerë të opozitës që u zhdukën një ditë më parë, sekretarin e shtypit të Këshillin Koordinues, Anton Randyonkau dhe sekretarin ekzekutiv Ivan Krautsouat.

Të tre janë figurat kryesore në Këshillin Koordinues që ka bërë presion për një tranzicion paqësor të pushtetit, që kur zyrtarët e zgjedhjeve shpallën presidentin Alyaksandër Lukashenka fitues të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

Opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, dhe që nga përfundimi i tyre ka organizuar protesta, të cilat në shumë raste janë shtypur nga ana e autoriteteve të sigurisë. Anëtarja e kryesisë së Këshillit Koordinues, Maryya Kalesnikava, sekretari i shtypit, Anton Randyonkau dhe sekretari ekzekutiv Ivan Krautsou mbërritën në pikën kufitare të Alyaksandrauka në rajonin Homel me të njëjtën makinë rreth orës 5:00 të mëngjesit më 8 shtator. Fillimisht u raportua se ata ishin zhdukur, duke nxitur reagime nga Bashkimi Evropian se regjimi i bjellorus ishte duke përdorur rrëmbimin dhe frikësimin për të shuar protestat. Deri më tani mijëra njerëz janë arrestuar, përfshirë gazetarë. Anëtarët e Këshillit Koordinues dhe organi i tij vendimmarrës janë thirrur nga policia dhe në disa raste janë dënuar me burg.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexanderLukashenko#Belarus#TopChannel