Ora news - Qeveria pranon se ka humbur 44 milionë USD në gjyq, ia hedh fajin LSI e PD

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës konfirmoi të hënën në një njoftim për shtyp se qeveria shqiptare ka humbur një gjyq arbitrazhi me kompanitë Copri dhe Aktor me vlerë 44 milionë USD, ndërsa ia hodhi fajin ish-aleatëve të vet në qeverisje, LSI dhe qeverisë paraardhëse.

Taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 44 milionë dollarë dëmshpërblime dhe komisione gjyqësore për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, të cilat u kontraktuan në vitin 2012 për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, pasi gjykata e Arbitrazhit i gjeti të drejta pretendimet e tyre për kosto shtesë në ndërtimin e këtij segmenti, të cilat nuk u paguan nga qeveria. Lajmi për vendimin e arbitrazhit u dha fillimisht të shtunën nga publikimi online dosja.al, i cili publikoi edhe vendimin e plotë.

Sipas vendimit, Copri-Aktor dorëzuan dy pretendime me vlerë 44 milionë dollarë në shtator dhe tetor 2017 përmes një Bordi për Zgjidhjen Miqësore të Mosmarrëveshjeve, pretendime ndaj të cilave, qeveria shqiptare nuk reagoi brenda afatit kontraktual. Për rrjedhojë, gjykata vendosi se dy pretendimet janë të vlefshme dhe përfundimtare dhe urdhëroi qeverinë t?i paguajë ato.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/qeveria-pranon-se-ka-humbur-44-milione-usd-ne-gjyq-ia-hedh-fajin-lsi-e-pd/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended