Top News - Vuçiç para Trump/ Roth, në mënyrë poshtëruese

  • 4 years ago
Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Presidenti i SHBA?ve, Donald Trump, duke iu referuar kështu mënyrës se si Trump e kishte ulur në një karrige përballë vetes. Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter një postim të Gerald Knaus, president i iniciativës për stabilitet evropian, ESI, ku shihet Vuçiç i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar ?e turpshme?.
Në postimin e Knaus, të shpërndarë nga Roth, thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. ?Poshtërim pa asnjë shenjë respekti. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.Tani t?i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet kombëtare.)?, thuhet në postimin e Knaus.
Më herët, edhe zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, kishte publikuar në profilin e saj në facebook, të njëjtën foto, duke e krahasuar atë me skenën nga filmi Basic Instict, me sharon stone. Sidoqoftë, më vonë ajo u detyrua të kërkonte ndjesë, duke thënë se ishte keqinterpretuar.
Postimin e saj e komentoi të shtunën edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke thënë se Zakharova tregoi primitivizëm dhe vulgaritet. ?Jo të gjithë mund ta vlerësojnë që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, se Serbia është ushtarakisht neutrale. Më vjen keq sepse unë Uashington mbrojta marrëdhëniet tona me Federatën Ruse," u tha Vuçic. Reagime të të njëjtës linjë patën edhe drejtori i zyrës për kosovën në qeverinë serve, marko gjuric dhe ministri i mbrojtjes, Aleksadner Vulin.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MichaelRoth#DonaldTrump#TopChannel