Top News - Protestë në Podgoricë kundër simboleve serbe!

  • 4 years ago
Mijëra vetë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë duke valëvitur flamuj kombëtar në shenjë proteste kundër përdorimit të simboleve kombëtare të Serbisë nga partitë e opozitës që fituan zgjedhjet javën e shkuar.


Pjesëmarrësit thërrisnin në kor: Këtu nuk është Serbi dhe ne nuk e falim Malin e Zi. Partia pro perëndimore e socialistëve demokratë e Presidentit Milo Gjukanovic, që udhëhoqi Malin e Zi gjatë kolapsit të dhunshëm të ish-Jugosllavisë në vitet ?90, humbi në zgjedhjet parlamentare të javës së shkuar.

Ajo nuk do të mundet të krijojë një qeveri për të parën herë që nga 1990, kur sistemi shumëpartiak u aplikua. Partitë e opozitës, përfshirë frontin demokratik pro serb, organizuan tubime për të festuar fitoren e tyre, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke ngritur tre gishtat, një gjest ky i njohur si përshëndetje serbe.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë, me disa që mbështesin lidhje më të ngushta me Beogradin dhe të tjerë që kundërshtojnë çdo aleancë pro serbe.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Montenegro#Proteste#TopChannel