Wake Up/ Pas Bjellorusisë, sot kërkohet dhe fitorja me Lituaninë në “Air Albania Arena”

  • 4 years ago
Kombëtarja kuqezi e ka nisur në mënyrën më të mirë kompeticionin e Ligës së Kombeve, kur të premten fitoi 0-2 përballë Bjellorusisë (me golat e Cikalleshit dhe Bares). Në Minsk, loja jonë u paraqit në dy faza. Lojë e mirë në pjesën e parë. Ekipi funksiononte i organizuar, vepronte në përpikëri me detyrat e dhëna dhe vendosjen në fushë nga ana e trajnerit. Gjëja më pozitive në këtë pjesë loje ishte presingu në gjysmëfushën e rivalit, e organizuar dhe e aplikuar nga 5 mesfushorë dhe dy sulmues. Kjo e detyroi kundërshtarin të luante disi i çorientuar dhe të ndodhej shpeshherë i papërgatitur për të ndërtuar lojën e tyre. Pjesa e dytë pati zbehtësi në lojën tonë. Veprimet nuk kryheshin lirshëm dhe ishin të nxituara. Kjo ndodhi sepse mungoi ajo që në futboll quhet loja pa top? Megjithatë, sulmi më i mirë është kur di se si të mbrohesh. Kjo ishte përsa i përket sfidës së parë të Ligës së Kombeve. Sot në mbrëmje Shqipëria pret në ?Air Albania? modestët e Lituanisë. Lituania vjen në Tiranë me kujtime të hidhura. Kundërshtari i sotërm i kuqezinjve në Ligën e Kombeve ka pak histori me Shqipërinë sa u takon përballjeve mes tyre. Takimi i fundit është miqësorja e 26 marsit të vitit 2013, kur Kombëtarja jonë drejtohej nga trajneri De Biazi dhe fitonte thellë, 4-1. Përveç kësaj ndeshjeje, në historikun mes dy skuadrave janë edhe tri sfida të tjera, dy zyrtare dhe një miqësore. Në vitin 1992, në eliminatorit e Botërorit 1994, Shqipëria e ka mundur Lituaninë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit u mund 3-1 në transfertë. Miqësorja tjetër, e luajtur në Shqipëri në vitin 2006, është fituar nga lituanezët me rezultatin 1-2.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel