“Përputhen” nis të hënën/ Transmetimi çdo pasdite në Top Channel

  • 4 years ago
Përputhen, programi më i ri në Top Channel, që do të fillojë që prej të hënës për të qenë pjesë e pasditeve të shqiptarëve, është fare pranë premierës.


Në studion e krijuar së fundmi i gjithë stafi është gati për provën gjenerale.

?Mbërritëm më në fund në provën gjenerale, pas një periudhe pune intensive një mujore. Ka një pritshëmri shumë të madhe nga publiku sa i takon Përputhen. Unë besoj dhe mendoj që ky do të jetë formati më i veçantë i pasditeve që shohim në televizionet shqiptare, për faktin që cdo ditë do të kemi një reality?.

Formuala është e njëjtë, por në të do të ketë risi. Surprizat do të zhvillohen pas çdo puntate. Ndërkohë që ende fytyrat e konkurrentëve janë të mbuluara, një personazh i njohur si opinionist rikthehet në Top Channel.

?Është e mirë, që njerëzve t?ju japim dhe ca momente të tjera më ndryshe, më të bukura, një reality shoq ku të ketë djem dhe vajza të rinj, që të aspirojnë për më shumë. Për dashurinë, për jetën e tyre. Kjo ishte ajo që më shtyu dhe më bëri të rikthehem në Top Channel dhe jam shumë i kënaqur për këtë zgjedhje?.

Ndërkohë që shumë pak na ndan nga e hëna, gati për të zbuluar personazhe të rinj, dhe dashuri në ekran. Një sfidë kjo për të gjithë, ashtu siç është edhe për moderatoren.

?Tani e shoh edhe si një sfidë shumë të madhe për mua, sepse është i vetmi format ndër të gjithë ata që kam prezantuar që është tamam një reality, që duhen menaxhuar kaq shumë njerëz të paparashikueshëm që do të jenë këtu?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Perputhen#RealityShow#TopChannel