• 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli ?? ishte I ftuar Enes Reka I cili tregoi se çfarë ëmbëlsirash pëlqenin shqiptarët, me cilën shije janë rritur brez pas brezi. Po një ndër emrat që spikati në kujtimet, dhe rrëfimet brez pas brezi të cilat kanë arritur deri tek Enes Reka, Mbreti Zog ishte një klient I rregullt I pastiçerisë, mesa duket kishte një dashuri të madhe për ushqimet e ëmbla, ndërsa pija e tij e preferuar paska qenë lëngu I trëndalit, që preferonte ta pinte çdo mëngjes.
?? Stërgjyshi ka patur të gjitha ëmbëlsirat e shpërndara gjatë dasmës, aty lindi edhe një lidhje me mbretin Faruk të Egjiptit, ku familja e mbretit Faruk pasi pëlqeu ëmbëlsirat dhe llokumet kryesisht, për dasmën e mbretit porosit rreth 2 kuintal llokume të bëra nga familja jonë ku në atë kohë mbreti solli një fletë lavdërimi, të cilën fatkeqësisht ne sot nuk e kemi për shkak të djegies së dyqanit asokohe por dhuratat e mbretit atëhere I kemi sot e kësaj dite dhe I ruajmë këtu në dyqan. Dhuratat janë ato të vendosura mbi banak të cilat janë të lara edhe me ar.

Category

📺
TV

Recommended