Top News - Ku i “dhëmb” Putinit/ Gjermanët: Të bllokohet Nord Stream 2!

  • 4 years ago
Angela Merkel po përballet me presione në rritje për të rishikuar planet e gazsjellwsit Nord Stream 2, i cili do të cojë gaz nga Rusia në Gjermani, pasi vetë kancelarja gjermane e pohoi se kritiku i Kremlinit Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor të stilit sovjetik. Merkel tha të mërkurën se Navalny, i cili po trajtohet në një spital të Berlinit, ishte viktimë e një përpjekjeje për vrasje me agjentin nervor Novichok dhe kërkoi një shpjegim nga Rusia. Moska e mohon përfshirjen në incident ndërsa ministria e jashtme ruse u shpreh se pohimi i Gjermanisë nuk ishte mbështetur nga prova.Vendet perëndimore kanë dënuar sulmin ndaj Navalny dhe shumë politikanë gjermanë bëjnë thirrje për një përgjigje të ashpër."Ne duhet të ndjekim politikë të rreptë, duhet të përgjigjemi me gjuhën e vetme që Vladimir Putin kupton dhe ajo është shitja e gazit," i tha radios gjermane Norbert Roettgen, kreu i komitetit parlamentar të punëve të jashtme të Gjermanisë."Nëse tubacioni Nord Stream 2 përfundon tani, ky do të ishte konfirmimi dhe inkurajimi maksimal për Putinin për të vazhduar këtë lloj politike," është shprehur ai. Nord Stream 2 është llogaritur të dyfishojë kapacitetin e tubacionit ekzistues Nord Stream 1 në transportimin e gazit direkt nga Rusia në Gjermani. I drejtuar nga kompania ruse Gazprom dhe partnerë perëndimorë, projekti tashmë konsiderohet I përfunduar në 90% të masës dhe pritet të hyjë në funksionim nga fillimi i vitit 2021.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Putin#NordStream2#TopChannel

Recommended