Top News - Financimi i OBSH/ Trump, përplasje me Kongresin

0 views
Administrata Trump po planifikon të shkurtojë detyrimet e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një lëvizje kjo e diskutueshme ligjërisht që do të sfidohet nga Kongresi amerikan. SHBA-ja e bëri në muajin korrik njoftimin e saj zyrtarë të tërheqjes nga OBSH pasi Donald Trump e akuzoi këtë organizëm si pro-Kinës e tha se ai nuk arriti të frenonte pandeminë e koronavirusit. Por normalisht, tërheqja nuk duhet të hyjë në fuqi përpara korrikut të vitit të ardhshëm dhe deri atëherë - sipas një marrëveshjeje 72-vjeçare me Kongresin - SHBA është e detyruar t`i vazhdojë kontributet e saj financiare. Në kohën kur u bë njoftimi i tërheqjes, kësti i parë prej 58 milion dollarë nga kuotat e anëtarësimit kombëtar - ishte paguar tashmë, ndërsa mbetet kësti I dytë prej rreth 62 milionë dollarësh. Zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e organizatave ndërkombëtare, Nerissa Cook, tha një ditë më parë se këto fonde, si dhe 18 milion dollarë nga viti i kaluar "do të riprogramohen në Kombet e Bashkuara për të shlyer detyrime të tjera". Por demokratër në Kongres e kanë sfiduar të drejtën e presidentit për të reduktuar apo devijuar fondet nga OBSH, duke thënë se kjo është shkelje e rezolutës së përbashkët të Kongresit, që shënon marrëveshjen e bërë me të në kohën e pranimit të Shteteve të Bashkuara në organizmin shëndetësor global në 1948-tën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#DonaldTrump#TopChannel