Top News - Kastellorizo/ Grekët kërcënojnë gazetarët turq!

  • 4 years ago
Gazetarë që punojnë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit të Kastellorizos për të mbuluar zhvillimet atje, janë kërcënuar nga një website grek.


Gazetari i agjensisë Anadolu, Tevfik Durul, dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet kishin udhëtuar me avion nga Athina drejt ishullit të Rodit, e më pas drejt Kastelorizos së njohur ndryshe dhe si Meis, kanë marrë tragetin. pak përpara mbërritjes së tyre, website anti-turk Turkikanea.gr kishte publikuar foto të pasaportës së Durul, një kopje e së cilës normalisht duhet të ishte mbajtur sipas mediave turke nga autoritetet greke dhe të mos ndahej me askënd.

? lejojnë spiunë turq të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës MIT të shkojë në ishull? Përse i lanë të shkelin atje? A thua se nuk e dijmë çfarë duan të bëjnë agjentët e MIT. Shpresojmë që autoritetet të bëjnë për këtë rast gjithë çfarë është e nevojshme?, thuhej në shkrim. Pala turke po kërkon tani sqarime sesi përfunduan të dhënat personale të gazetarit në internet. Website-i ka publikuar dhe informacione mbi vendlindjen e Ayhan Mehmetit.

Kastellorizo i gjendur rreth 600 km nga Greqia, por vetëm 2 km larg brigjeve turke, është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit mes Athinës dhe Ankarasë mbi ujërat territorial, shelfin kontinentale dhe të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel