Si të përshtatemi sërish me punën pas pushimeve

  • 4 years ago
Të kthehesh pas pushimeve është tepër e vështirë, pasi duhet t?i rikthehemi rutinës sonë, në punë dhe në angazhimet e tjera të përditshme, të cilat ndikojnë mjaft në psikologjinë tonë. Por si mund ta shmangim këtë, psikologia Jonid Haxhiu u shpreh se në fakt kemi nevojë për pak pushim pas pushimeve, kjo për të shmangur stresin dhe ndryshimin e menjëhershëm, psikologjikisht cdo ndryshim i menjëhershëm të shkakton stres.
?? Kështu që për cdo kalim nga një situatë në një situatë tjetër është shumë e nevojshmë që të programojmë një periudhë të ndërmjetme ku edhe ne të mësohemi psikologjikisht qoftë edhe me rutinat e përditshme, qoftë edhe me oraret e gjumit, qoftë edhe me oraret e të ushqyerit qoftë edhe me rutinën pastaj të aktivitettit fizik, palestër ao gjithcka bëjmë. Pra është e rëndëishmë një futje graduale në rutinën e përditshme?? u shpreh ajo.

Recommended