Porositi vrasjen e komisarit të policisë/ Kërkohet ekstradimi i Jambellit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar sërish informacion për ekstradimin nga Greqia të Bledar Jambellit, porositësit të vrjases së komisar Artan Cuku.Përmes një shkrese drejtuar prokurorisë së përgjithshme, ministrja Etilda Gjonaj kërkon që të dërgohet një tjetër kërkesë autoriteteve te vendit fqinj për esktradimin e Jambellit.Kërkesa e pare është refuzuar nga pala greke.Drejtësia shqiptare ka kërkuar informacion edhe për Kristaq Lecin, i cili dyshohet se ndërmjetësoi për vrasjen e komisarit.Për këtë vrasje ne burg gjendet Mikel Shallari, i dënuar me 10 vite pasi pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë. Pas krimit, Jambelli dhe Leci u larguan drejt Greqisë ku edhe u arrestuan. Komisar Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit të tij në vitin 2017.