Ora News - Rama riformaton PS: Priten përplasje, deputetët të pakënaqur me kryebashkiakët socialistë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pasi të reflektojnë thellë në një proces restarti të shpejtë socialistët do të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Edhe pse Edi Rama kërkon mandatin e tretë, ende nuk e ka konfirmuar ekipin me të cilin do të dalë përpara qytetarëve për të kërkuar votën.

Kryesocialisti ua bëri të qartë edhe deputetëve të PS që në listën e 2021 do të hyjnë vetëm ata që do të japin aq sa duhet dhe jo aq sa munden.

Në 8 vite qeverisje, nuk kanë munguar pakënaqësitë brenda PS, dhe pas kërkesës së fundit të Ramës, pritet të ketë edhe përplasje të tjera brenda mazhorancës.

Pasi për të shkuar drejt një mandati të tretë, kryeministri e di që dera e PS duhet të jetë e hapur për rikthime dhe figura të reja.

Te enjten takimi- Të tjera detyra, Rama do të shpërndajë të enjten pasdite kryebashkiakëve socialistë të cilët do t?i takojë në Elbasan. Kanë qënë të zgjedhurit vendorë në Lezhë që para disa javësh shprehen pakënaqësitë ndaj ministrit të brendshëm Lleshi për drejtimin politik të tij, shqetësim që Rama e reflektoi duke e shkarkuar atë për ta zevëndësuar me ish-ministren Lindita Nikolla.

Burime bëjnë me dije se edhe deputetët janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakëve socialistë me bazën dhe për këtë arsye pritet që Rama t?ju kërkojë pikërisht zbritjen e tyre nga zyra drejt njerëzve të thjeshtë.

Dhe pasi të mbarojë të gjitha takime me strukturat Rama do të duhet edhe të formojë kryesinë e re të PS, por për shkak të pamundësisë për t?i mbledhur të gjithë në një sallë, grupi organizator nuk po fikson dot një datë dhe modalitetet se si do të votojnë rreth 350 anëtarë, të paktën formalisht.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-riformaton-ps-priten-perplasje-deputetet-te-pakenaqur-me-kryebashkiaket-socialiste/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv