Kërpaçi: Sistemi arsimor është surprizë, të dalë çfarë të dalë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Edhe pse jemi vetëm 2 javë nga fillimi i vitit të ri shkollor (14 shtator), ka paqartësi nga nxënësit dhe prindërit për zhvillimin e këtij procesi.

Pandemia e ka bërë shumë të vështirë zhvillimin e mësimit, pavarësisht se qeveria ka njoftuar se shkollat janë përshtatur me protokollet e shëndetit.

Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka publikuar 3 skenarët e zhvillimit të procesit, për ish-deputeten e LSI-së, Floida Kërpaçi ka ende shumë paqartësi si dhe pamundësi ekonomike nga nxënësit.

Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet se sistemi arsimor është sistem surprizë, të dalë çfarë të dalë, duke sjellë si shembull dhe problematikën që maturantët hasën në provimet e maturës.

Kërpaçi: Në diskutimet tona me gjimnazistët por edhe me studentët vihet re se ata janë taë paqartë. Kjo ka filluar që në kohën kur u bë keqmenaxhimi i pandemisë ku nuk kishte asnjë përgjigje se si do të vijonte viti shkollor. Si pasojë e kësaj dashakeqësie, maturantët u përballën me një provim skandaloz të maturës që mund u kushtoi të ardhmen e tyre. Për tu mos u mjaftuar me kaq vazhdojmë me vitin e ri shkollor. Asnjë nuk ka një informacion se çfarë po ndodh. Informimi bëhet vetëm me një status që në këtë datë do të fillojë shkolla. Por a janë pyetur këto nxënës se si po e përballojnë këtë fillim të vitit shkollor se çfarë vështirësish kanë. Prindërit dhe nxënësit janë të shqetësuar se si do të ndahen në klasa, shumë shkolla janë prekur nga tërmeti dhe nga efektet e pandemisë. Këto janë gjëra që qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet t?i kishte planifikuar muaj më parë.

Kjo është qasja të dalë se çfarë të dalë. Kosto menaxhimi dhe financiare nuk janë parashikuar. Nëse një fëmijë studion tek Petro Nini por tashmë detyrohet të shkojë shumë larg shtëpisë së tij, kjo është kosto shtesë. Nëse flasim për protokollin e shëndetësisë, cilat janë masat. Duhej të shpërndaheshin maska falas. Fatkeqësisht ne në këtë situatë na ka rënë për pjesë një qeverisje që është e papërgjegjshme, kemi një brez të tërë që nuk e di se çfarë do ndodhë. Sistemi ynë arsimor sot është sistem surprizë, të dalë ku të dalë. Po për arsimin e lartë nuk dihet ende se çfarë do ndodhë. Auditoret janë të tejmbushur. Ku do gjenden hapësirat. Ngarkesa mësimore është shumë e madhe.


Një tjetër problematikë që parashtron Kërpaçi është mësimi online e cila erdhi me emergjencë në kushtet ku Shqipëria ishte e izoluar për shkak të pandemisë.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/kerpaci-sistemi-arsimor-eshte-surprize-te-dale-cfare-te-dale/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.orane...