Rriten infektimet ditore, konfirmohen 133 raste | Lajme - News

  • 4 years ago
Kurba e personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë ka pësuar sërish rritje. Në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime nga të cilat janë konfirmuar 133 raste të reja, gati gjysma e të cilave vetëm në Tiranë.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec?.

4 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, duke e çuar 284 numrin total të viktimave për shkak të pandemisë në vendin tonë.

?Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri?.

Në dy spitalet Covid situate vijon të mbetet e rëndë, pasi është shtuar numri i personave të shtuar dhe që kërkojnë një trajtim të specializuar mjekësor.

?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar?.

Autoritetet shëndetësore bën të ditur se krahas personave me Covid, në këto dy spitale janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e lëna nga sëmundja.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended