Top News - Lady Diana/ Bota e kujton 23 vjet pas vdekjes

  • 4 years ago
23 vjet më parë, do të humbte jetën në një aksident tragjik princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë ?nëna e shume nismave filantropike. Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësimeve humanitare jo vetëm e ? bënë monarkinë britanike të dukej më njerëzorë?, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbare botës, thotë The Time. Dianën sot e njohin si ?Princesha e Popullit?. Në një intervistë të realizuar në vitin 1995, dy vjet përpara vdekjes, ajo thoshte se do ? t`i pëlqente që të ishte mbretëreshë?. Por nuk po fliste për fronin e Anglisë, sipas CNN; po thoshte në fakt, se do të donte shumë që të ishte një ? mbretëreshë në zemrën e popullit?. Famën e saj, e përdori për të rritur ndërgjegjësimin mbi një sërë problemesh duke nisur nga sëmundja e lebrës e deri tek dhuna në familje dhe shëndeti mendor. Në 1987-tën mbushi titujt e gazetave kur qëllimisht shtrëngoi duart me një pacient të prekur nga Hiv/Aids. Në muajt përpara aksidentit, vëmendjen e madhe mediatike të hedhur mbi të e spostoi mbi rreziqet e punes në minierat e Angolës. Diana sot, gati tre dekada më vonë, vazhdon të mbetet popullore dhe mjaft e dashur pikërisht për shkak se njerëzit ndjenin se arrinin të krijonin një lidhje shpirtërore me të. Në 19916-tën, princesha kishte finalizuar divorcin me princin Charles, por syri I medias e ndoqi me të nëjjtin ritëm edhe gjatë lidhjes me Dodi al Fayed. Të dy ata dhe shoferi Henri Paul vdiqën kur Mercedesi me të cilin udhëtonin u përplas në një tunel jo shumë larg kullës së Parisit, teksa po tentonin t`i shmangeshin paparacëve.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LadyDiana#TopChannel