Ora News - Pogradec, transportoi 28 emigrantë për 100 euro, prangoset 27-vjeçari

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vijon operacioni ?Perimetri? ku është goditur një tjetër rast i dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

?Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.? ? njofton policia.

Shtetasi i mësipërm, u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pogradec-transportoi-28-emigrante-per-100-euro-prangoset-27-vjecari/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv