Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama dhe qytetari nr.1 i Tiranës, Z. Erion Veliaj kanë qenë në Petrelë për inspektimin e një shtëpie të rindërtuar pasi u prish nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Gjatë vizitës në shtëpi, Rama i dhuron djalit të vogël të shtëpisë një pako dhuratë me sende për vitin e ri shkollor, ndërsa Veliaj i dhuron një kuti me tortë zonjës së shtëpisë.
Teksa ulen për të pirë raki, tradite për qerasje kur vinë miq në shtëpi, Veliaj i drejtohet me termin ?princeshë? vajzës së vogël në familje, ku i menjëhershëm ishte reagimi i Ramës duke i thënë Veliaj se mos të merret më me terma bukurie, pasi herën e fundit që tha se çunat janë zdrromsa, u kryezua nga publiku dhe media: