Top News - Deputetja gjermane/ zgjedhjet malazeze, shprehje e pakënaqësisë

  • 4 years ago
Pas zgjedhjeve në Mal të Zi, deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, raportuese për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të FDP foli për DË lidhur me situatën në vend, pas humbjeve të ndjeshme që pësoi partia e milo Gjukanovicit. Për ligjvënësen liberale, rezultati tregoi qartë pakënaqësinë në vend. "Humbjet e ndjeshme për partinë DPS të Milo Gjukanoviç, tregojnë se sa e madhe është bërë pakënaqësia mbi stilin autoritar të tij. Së fundmi ai përmes vendimit për ligjin e kontestuar të kishës, ka mobilizuar qytetarët e rinj dhe ortodoksë në vendin thellësisht të përçarë në favor të partive opozitare," tha ajo. Raportuesja bëri dhe një parashikim për të ardhmen politike të Gjukanoviçit. "Ajo që e kërcënon atë, është një bashkëjetesë e pakëndshme me një qeveri të re armiqësore ndaj tij. Por nëse aleanca pro-ruse e Frontit Demokratik do të bjerë në ujdi me të dyja alencat proeuropiane për një program qeverisës është më shumë se e pasigurtë? thotë ajo. Alt shprehur sakaq dyshime edhe për orientimin properëndimor të një qeverie të re. "E dyshueshme është, nëse një qeveri e tillë, do ta drejtojë vendin në shinat e duhura. E rëndësishme është, që BE të heqë dorë nga rezervimi i saj për deficitet demokratike në Mal të Zi. Paraqitja si kryesuese në procesin e integrimit vetëm krijon iluzionin e demokracisë në vend. Kjo nuk duhet dhe nuk ka si të jetë në interes të BE", thekson deputetja gjermane.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RenataAlt#Bundestagut#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended