Respektimi i barazisë gjinore në kabinetin e ri qeveritar është shumë i ulët

  • 4 years ago
Ekspertet për barazi gjinore janë të zhgënjyera nga përfaqësimi i grave në Qeverinë e re. Thonë se është skajshmërish e turpshme që një vend që synon integrimin në BE, nga gjithsej 19 ministra, të ketë vetëm 4 gra, në mesin e të cilave asnjë shqiptare. Savka Todorovska nga Këshilli Kombëtar për barazi gjinore thekson se në situatë kur nuk njihet barazia gjinore dhe kur gruaja nuk ka mundësi të barabarta me burrat është e patjetërsueshme që përfaqësimi i drejtë gjinor të rregullohet me ligj.