Kryetari i grupit parlamentar te PS Taulant Balla, ka reaguar pas akuzave te opozites per nje marrveshje te fshehte te kryeminitrit Edi Rama me Greqine per ceshtjen e detit. Ai ka hedhur poshte faktin se ekziston nje ?marreveshje e fshehte? me greqine duke rikujtuar se per kufinjte mes dy shteteve, s'mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë. ?Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak, eshte genjeshter , shkruan Balla Kreu i grupit parlamentar, kujton se e vetmja marreveshje ne leter, bashk me fimrat dhe vulat e tyre, eshte ajo e firmosur nga Berisha dhe Basha , e mbeshtetur nga Ilir Meta si pasardhes i Lulit dhe minister i Saliut. Ajo marrëveshje sipas Balles, cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje firmëshkrues e as vulëvënësin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.