Top News - Një dhuratë që se prisja’/ Behgjet Pacollit, bust në Sarandë

  • 4 years ago
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar permes ?Facebook? se sot i është realizuar një bust i tij në qytetin e Sarandës, si nje dhurate, ne 69 vjetorin e tij te lindjes. ?Një dhuratë që nuk e prisja? eshte shprehur Pacolli, nga qyteti i bukur i Sarandes. ?Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t'i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! shprehet Pacolli
Pak dite me pare, edhe kryeministri Edi Rama, beri nje shkrim te gjate per ta uruar duke kujtuar oborrin e shtëpisë së tij shumë të varfër të lindjes, në fshatin Marec, për të vijuar të fluturojë nëpër një hartë koordinatash gjithnjë e më të çuditshme... nga Luganoja e pasanikëve të mbrojtur prej sekretit të vjetër bankar zviceran, në Moskën e klientëve pasanikë të pushtetit të dalë nga gryka e tankut mbi parlamentin e sovjetëve; nga zyra e Jelsinit në zyrën e Sllobos e nga Kremlini për firmosjen e kontratës së restaurimit, në Prishtinë për vendosjen e firmës mbi dokumentin e pavarësisë së Kosovës; nga Astanaja e kantiereve guliveriane të Sulltan Nazarbajevit, në Shën Tropenë e pushimeve luksoze të Brizhidë Bardosë e të qenve të saj të dashur; gjithnjë me ca ndalesa të befta e gjithnjë më të shpeshta në Shqipëri, nga koha kur këtu hante pula gurë e Bexheti donte t'i vinte Hotel "Dajtit" 5 yje në ballë, në kohën kur guri këtu hante pulat dhe Bexhetit ia morën Hotel "Dajtin" në mëngjes, pasi ia dhanë në darkë... e kështu deri sot e gjithë ditën, ai ndalet në Shqipëri, sa herë i duhet të prekë tokën e të shohë detin shkori Rama . Luli i Vocërr i Marecit u bë bosi i madh i Mabeteksit, falë një fuqie për të ëndërruar, një kurajoje për të guxuar e një aftësie për të fluturuar, që e bëjnë Bexhet Pacollin një fenomen unikal suksesi të llojit të vet në botën shqiptare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sarande#BehgjetPacolli#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended