Top News - 'Divorcohen' pas 15 viteve/ Neymar dhe 'NIKE'

  • 4 years ago
Rrugët mes Neymar Jr dhe Nike ndahen pas 15 vitesh. Futbollisti brazilian dhe kompania e njohur amerikane e veshjeve sportive vendosën t'i japin fund bashkëpunimit mes tyre duke zgjidhur kontratat e sponsorizimit mes tyre që sulmuesi nisi t'i nënshkruajë që në moshën 13 vjecare.
'Mund t'ju konfirmoj se Neymar nuk është më një sportist i Nike-tha zëdhënësi i gjigandit amerikan të veshjeve sportive, Josh Benedek në një email të dërguar te AFP, po pa dhënë detaje të tjera.
Sipas medias, futbollisti 28 vjecar i paris Saint Germainit dhe përfaqësueses braziliane ka nisur bisedimet me rivalët gjermanë të Nike, kompaninë Puma. Portali UOL thekson se Neymar dhe Nike dështuan në arritjen e një marrëveshjeje përsa i përket shiftrës që do të përfitonte futbollisti për rinovimin e kontratës së tij. prej një muaji ishin shfaqur problemet në tratativat mes palëve.
Përsa u përket zërave për bisedimet mes Neymar dhe Pumas, nga kjo e fundit nuk ka ardhur asnjë koment. Neymar është ai që ka vendosur rekordin si lojtari më i kushtueshëm në historinë e futbollit teksa në vitin 2017, Paris Saint Germaini pagoi për të plot 222 milionë euro për ta marrë nga barcelona. Revista Forbes, që e pozicionon atë në vendin e 7 të të famshme më të paguar, i vlerëson të ardhurat e përfituara nga Neymar për këtë vit duke përfshirë edhe kontratat e sponsorizimit me 95.5 milionë Dollarë

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Neymar#NIKE#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended