Top News - Kolonel Myslim Pashaj/ Zgjerimi i detit me 12 milje

  • 4 years ago
Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t?u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Në një intervistë, dhene per gazeten ?Panorama?, Pashaj thote se nje deshire e tille e grekeve per zgjerim me 12 milje , natyrisht qe cenon, ujerat territoriale te Shqiperise. Koloneli, i investuar shume ne vite ne debatin per ceshtjen e kufinjve detare mes Greqise dhe Shqiperise, thote se per ndarjen e saj , ashtu sic u be ne vitin 2009 , edhe tani , ne percaktimin 12 milje, nuk duhet te merren mikroijusht shkembore te pabanuar . Duke marrë si shembull shkëmbin e Barketës, shumë i diskutuar edhe në vitin 2009, Pashaj thotë se ai nuk mund të merret si pikë për të filluar matjen e 12 miljeve detare që kërkon Athina zyrtare. Koloneli Myslim Pashaj ka edhe një kritikë për grupin negociator që po punon për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, pasi sipas tij duhet të ketë ekspertë të nivelit të lartë dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare. Më tej, Pashaj tregon edhe problemet që kanë institucionet shqiptare për këtë temë, të cilat sipas tij janë të papërgatitura, pasi nuk janë marrë fare me paktin detar. Myslim Pashaj i bën apel qeverisë shqiptare, që të bëjë transparente ecurinë e negociatave të deritanishme me Greqinë dhe të dilet me një qëndrim zyrtar nëse është rënë dakord që të zbatohet parimi i vijës së mesit në ndarjen e kufirit detar.Gjithashtu, në intervistën e tij Pashaj u kërkon palëve politike në vend që të bashkëpunojnë kur vjen fjala te çështje të tilla me interes të lartë kombëtar, me qëllim që të mos përsëritet edhe një herë historia që ndodhi me marrëveshjen e vitit 2009.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MyslimPashaj#TopChannel