Bankimi në distancë? Dje i nevojshëm, sot i domosdoshëm

  • 4 years ago
Ecuria e kohëve të fundit ka bërë që shërbimet bankare Online të mos jenë më thjesht një funksion plotësues i atyre tradicionale. Ato luajnë tashmë një rol kryesor në bankimin tonë të përditshëm. Modeli bankar ?Vetëm me një klikim? nxit klientet cdo dite e më shumë të përdorin kanalet elektronike, të tilla si Internet banking dhe Mobile banking, të cilat jo vetëm kursejnë kohën e secilit prej nesh, por na mundësojnë realizimin e të gjitha shërbimeve bankare direkt nga telefoni, tableti ose kompjuteri jonë, kudo ku ne ndodhemi, në zyrë, shtëpi apo pse jo, edhe me pushime. Në tregun Shqiptar Banka ProCredit është institucioni i parë financiar që prej vitesh tashmë në fokus të saj ka zhvillimin teknologjik për realizimin e shërbimeve bankare. Në terma më konkrete, banka ProCredit e ka filluar procesin e dixhitalizimit bankar që nga viti 2015 ku prezantoi për herë të parë në tregun shqiptar "Zonat 24/7", të cilat janë ambiente të dedikuara për vetëshërbim me anë të pajisjeve elektronike. Për të vijuar më tej në vitin 2017 me prezantimin e një koncepti të ri bankingu, atë të Direct Banking, dedikuar individëve.Por si ka ndikuar përgjatë gjithë kesaj kohe zhvillimi teknologjik në marrëdhënien Bank-Kliente? Si janë adoptuar klientet e Bankes ProCredit dhe cilat jane lehtësirat që kjo mënyrë bankimi u ka ofruar atyre? Për këto dhe të tjera më konkretisht na treguan në një lidhje të drejtpërdrejtë përfaqësuesja e bankës Procredit, Manjola Halilaj, dhe klientja e kësaj Banke Ana Mullanji.

Recommended