Qeveria shqiptare ja hedh përgjegjësinë qeverisë greke, për situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Përmes një mesazhi të gjatë në Facebook, kryeministri Rama thotë se ka patur komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, por për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik
Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet